Aktuale Më shumë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, 17 të lënduar

Prej tvteuta16:37, 19 Shtator 2023

Shtatëmbëdhjetë të lënduar nga aksidenti i rëndë në afërsi të Obzovicës janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Cetinës, ndërsa katër pacientë janë ekzaminuar në Qendrën shëndetësore të Cetinës. Pas trajtimit, katër pacientë të rrezikuar per jete janë transportuar me veturat e Spitalit të Përgjithshëm të Cetinës dhe Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore janë transportuar në Qendrën Emergjente të QKKG-së, ka bërë të ditur drejtori Vuk Nikoviq.

“Dispeçeri i Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore të Malit të Zi rreth orës 12 ka marrë një telefonatë se në qytetin e Obzovicës ka ndodhur një aksident trafiku. “Menjëherë në vendngjarje janë dërguar katër ekipe nga Podgorica, dy nga Cetina, një nga Budva, dy automjete nga Qendra Shëndetësore e Cetinës, dy automjete nga Spitali i Përgjithshëm i Cetinës dhe një automjet nga QMV-ja”, ka sqaruar ai, siç raporton DAN.

Në autobus ndodheshin më shumë se 30 pasagjerë. QKKK ka bërë të ditur se katër persona janë në rrezik për jetë, të cilët pas trajtimit janë transportuar në QKUK. Shefi i operacioneve të Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Cetinës, Marko Popoviq, tha se po presin mjetin nga Podgorica për të ngritur autobusin për të parë nëse ka më shumë trupa poshtë, transmeton RTMZ.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore Cetinë – Budvë, kur autobusi i kompanisë “Papoviq” ka zbritur në një përroskë të thellë 15 metra. Sipas mediave, shoferi është ndaluar dhe marrë në pyetje dhe dyshohet se ka pasur dhimbje të forta koke në momentin kur ka humbur kontrollin e autobusit.

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, kryeministri Dritan Abazoviq dhe kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave të aksidentit, ndërsa të lënduarve u uruan shërim të shpejtë.

  • 1

    Radio