Aktuale Më shumë

Te Jordania vlerësojnë ndeshjen me Kosovën

Prej tvteuta15:19, 10 Nëntor 2021

Përfaqësuesja e Jordanisë të martën në mesditë e ka mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes miqësore me Kosovën.

Për Jordaninë kjo ishte stërvitja e katërt në Kosovë dhe atmosfera në ekip dukej e mirë. Përfaqësuesja nga Azia gjatë qëndrimit në Kosovë, fillimisht stërvitjet i ka bërë në Hajvali, përpara se të zhvendosej në stadiumin “Fadil Vokrri”, në të cilin punoi edhe të hënën pasdite.Dueli në Prishtinë me Kosovën është i 13-i miqësor i Jordanisë këtë vit, që është 23 vende me lart se Kosova në ranglistën e FIFA-s. Jordania është në seri prej tri fitoreve rresht. Ndërkohë, Kosova në këtë takim futet pas tri humbjeve rresht në kualifikimet për botërorin “Katari 2022”. Në shtator, Kosova u mposht nga Spanja (2:0), përpara se të pësojë nga Spanja (3:0) e Gjeorgjia (2:1) muajin e shkuar.

Për ndeshjen me Kosovën, përzgjedhësi i Jordanisë ka përfshirë në listë 28 futbollistë, por që nuk ka ndonjë emër të njohur në nivel ndërkombëtar të futbollit.

  • 1

    Radio