Aktuale Më shumë

Të hënen dhe të marten ditë pushimi me rastin e festës së 1 Majit

Prej tvteuta07:46, 30 Prill 2023

Ditë pushimi me rastin e festës së ardhshme të punëtorëve në Mal të Zi do të jenë e hëna, 1 maj dhe e marta, 2 maj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi bëri të ditur se, në bazë të Ligjit për festat shtetërore dhe festat tjera, Dita e Punës sivjet do të festohet dy ditë.

“Organet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, institucionet dhe shoqëritë publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët apo shtetin”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio