Sociale Më shumë

Takim me përfaqësueset e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”

Prej tvteuta13:30, 5 Nëntor 2018

Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiqi u takua me Presidenten e Fondacionit  ,,Nermin Vlora Falaschi, z.Zenepe Luka dhe Dëshira Subashi.Ata e njoftuan kryetarin me aktivitetet  e Fondacionit  ndër vite dhe  me qëllimin e Fondacionit që të bashkojë zërin e gruas  shqiptare kudo që është. Fondacioni  ka degën e tij  në Ulqin që udhëhiqet  me mjaft sukses nga Mjekja specialiste Zylfije Gjoni Duraku.Kryetari I Ulqinit, çmoi rolin e madh dhe të pazëvëndësueshëm  të gruas.Ai njëherit u shpreh I gatshëm që të mbështesë  aktivitetet  e fondacionit që tubon gra të shqura në fusha të ndryshme.

  • 1

    Radio