Fëmijët nga shkolla shqipe në New York po shkëlqejnë kudo me prezencën e tyre

Shkolla shqipe në New York e cila tashmë ka filluar me vitin e dytë të punës, po tregon një sukses të vazhdueshëm e sidomos po kënaqin auditriumin me performancat e tyre të vallëzimit. Këtë e dëshmuan edhe gjatë ditëve festive të 28 nëntorit ku grupet e vallëzimeve, të veshur me veshje tradicionale, morën pjesë në mjaft aktivitete, e sidomos do të përmëndim pjesmarrjen e tyre te Kryebashkiaku i Nju Jorkut Gracie Mansion, i cili u bëri ftesë dhe priti nxenesit e shkollës  për nderë të Ditës së Flamurit. Programi u mbajtë në hapësirat e Bashkisë, ku nxenesit performuan mrekullisht me valle të përgaditura nga koreografet: Nadia Hoxha dhe Hanna Demiri.

Poashtu nxënësit e shkollës shqipe, patën mundësi të marrin pjesë në Ceremoninë e Asamblesē së qytetit të Nju Jorkut e cila u organizua pēr nderë tē ditës së Flamurit Kombëtar, ku bilbilat e vallëtarët e shkollës ndriçuan atë vend me veshje të ndryshme popullore dhe me valle mahnitêse të përgaditur me mjeshtri nga mësueset e shkollës shqipe.

Përveç pjesëmarrjeve në eventet e organizuara, tri shoqatat “Ana e Malit”, “Kraja” dhe “Ulqini”, organizuan së bashku edhe mbrëmje festive për ta kremtuar 28 nëntorin-Ditën e flamurit.

“Nxënësit e shkollës shqipe të veshur me ngjyra e simbole kombëtare, dhanë një spektakël emocionesh drithëruese që e bënë këtë natë edhe më magjike, duke u përgatitur me shumë dedikim e përkushtim nga mësueset e gjuhës Arlinda Suka dhe Merita Gjokaj dhe koreografet Nadia Hoxha dhe Hannah Demiri. Koncerti festiv ishte i pasur me vjersha, këngë e valle patriotike”, thuhet në postimin e shoqatave.

Me punën e tyre të palodhshme dhe shumë efikase, tri shoqatat shqiptare, i kanë tërhequr vëmëndjen edhe këshilltarit të  bashkisë së qytetit të Nju Jorkut z. David Carr, i cili me datën 20 nëntor vizitoi mjediset e shkollës shqipe për tu njoftua më afër me punën dhe aktivitetet e tyre.
Përfaqësuesit e shoqatave janë shumë mirënjohës për vizitën e Këshilltarit Carr i cili ndau kohën për të qenë më afer komunitetit shqiptar, ku njikohësisht diskutuan edhe pêr planet e ardhshme tē shkollës, me ç’rast u bëri disa premtime lidhur me mbështetjen financiare të shkollës.

 

Shoqata “Kraja” ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentë nga treva e Krajës

Shoqata “Kraja” ne New York ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentë nga treva e Krajës. Njoftimin e shoqatës mund ta lexoni në tërësi:

KONKURS PËR NDARJE BURSAVE PËR STUDENTËT/TET NGA TREVA E KRAJËS

Të nderuar studentë!

Të nderuara studente!

Ju njoftojmë se edhe këtë vit Shoqata “Kraja” me seli në New York hap konkursin për ndarje bursave për studentët/tet të rregullt të regjistruar në studimet universitare për vitin akademik 2022/2023.

Edhe kësaj herë si çdo herë tjera qëllimi ynë është që të ju ndihmojmë sa do pak për të financuar pagesat për shkollimin tuaj dhe për të ju mundësuar arritjen e qëllimit të karrierës suaj. Të gjithë të interesuarit ju lutemi të shtypni butonin sipër dhe shkarkoni formularin e viti akademik  2022/2023. 

Të drejtë aplikimi për bursë kanë të gjithë studentët dhe studentet nga treva e Krajës të regjistruar në universitet shtetërore apo ato private.

Kushtet për aplikim janë siç vijon:

-studenti/tja të jenë studentë të rregulltë në universitet

-të jenë nga treva e Krajës

-të mos ta ketë të përsëritur vitin akademik

-të mos ketë bursë tjetër për studime

Krahas formularit për bursë studenti/tja duhet të paraqesë (postojë) edhe vërtetimin si student/te e rregulltë pranë fakultetit përkatës, për ndryshe nuk do të merret parasysh aplikimi i tyre. 

Pasi të shkarkoni formularin mund ta ruani (save) si PDF bëni plotësonimin e plotë dhe dërgoni me email në: HKraja@aol.com përsoni i cili është përcaktuar nga udhëheqësia e Shoqatës “Kraja” për kontrollin dhe mbikqyrjen e dokomentacionit përkatës për aplikim bursave.

Konkursi do të jetë i hapur nga dita e publikimit  deri më datën 31 Korrik 2022. Aplikimet pas afatit të caktuar nuk do të merret parasysh, prandaj luteni që dokumentacioni përkatës të dorzohet para afatit të paraparë. 

Te gjith studentve ju urojmë suksese në reugtimin e tyre akademik.

Program argëtues në NY. Performanca të fëmijëve të shkollës së mësimit dhe vallëzimit

Me rastin e fundit të vitit shkollorë 2021/22, me organizimin e tri Shoqatave Ana e Malit, Kraja dhe Ulqini qe veprojne ne New York, të shtunën me 18 qershorë do të organizohet program argëtues në të cilin do të performojnë të gjithë fëmijët që vijojnë në shkollën e mësimit në gjuhën shqipe dhe vallëzimit.
Programi do të fillojë në ora 13.00.

Shoqata “Kraja” organizoi me sukses piknikun tradicional në New York

Shoqata “Kraja” në New York edhe këtë vit organizoi piknikun tracional I cili mlodhi një numër të madh të Kranjanëve, por edhe shumë mysafirë të komunitetit shqiptarë që jetojnë në New York.
Ky piknik sipas kryetarit Sami Kanaqit, organizohet për hir të ruajtjes së kulturës dhe traditave kranjane dhe shqiptare, duke u shoqëruar me njëri tjetrin përmes lojrave dhe argëtimeve të shumta të cilat organizohen në Piknikun tradicional të Shoqatës “Kraja”.
Pikniku përveç argëtimit ofron mundësi edhe të bashkëpunimit dhe njoftimit të njerëzve dhe bizneseve që veprojnë në New York, me qëllim që komuniteti shqiptarë të afrohet sa më shumë në mes veti.
Shoqata “Kraja” gjatë tërë vitit merret me organizime të shumta si në New York ashtu edhe në vendlindje, siç janë aktivitete argëtuese, humanitare dhe sportive.

Shoqatat “Kraja”, “Ana e Malit” dhe “Ulqini” organizuan mësimet shqip për fëmijë në Nju Jork

Tri shoqatat shqiptare në Nju Jork “Kraja”, “Ana e Malit” dhe “Ulqini” këtë vit së bashku organizuan projektin  ‘Mëso Shqip’ dhe ‘Vallëzim Tradicional’ ku me sukses u regjistruan rreth 120 fëmijë. Sic shkruajnë në rrjetet e tyre sociale, pjesëmarrja e fëmijve dhe prindërve i tejkaloj cdo pritshmëri. Klasa ‘Mëso Shqip’ do te udhëhiqet nga mësuese Arlinda Suka, ndërsa klasa ‘Vallëzim tradicional’ do të udhehiqet nga Nadia Hoxha dhe Hannah Demiri.

Albi’s Party me Shoqatat “Ana e Malit” dhe “Kraja” shënojnë 28 nëntorin në NY

28 nëntori – Dita e Flamurit festohet nga shqiptarët anë e mbanë botës.  Ajo që tashmë është tradicionale, është festimi I Ditës së Flamurit në New York, ku Shoqata “Ana e Malit” dhe Shoqata “Kraja” organizojnë në mënyrë solemne kremtimin e kësaj date të shënuar për shqiptarët , duke ftuar si mysafirë  bashkëvendas dhe këngëtarë të shquar që të marrin pjesë në këtë ceremoni festive.

Nga autoritetet vendase I pranishëm në këtë mbrëmje do të jetë deputeti shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi Fatmir Gjeka, kurse këngëtarët të cilët do të performojnë me datën 27 nëntor në Staten Island janë:  Sinan Vllasaliu, Greta, Valdet Luka dhe Agim Gerbeshi nën orkestrimin e Ilir Gjeçbritaj dhe Lydi Boli.

Sponzor I mbrëmjes është Albi’s Party.

TV Teuta/Ilmira Lika

  • 1

    Radio