Aktuale Më shumë

Shoqata “Kraja” organizoi me sukses piknikun tradicional në New York

Prej tvteuta16:23, 1 Qershor 2022

Shoqata “Kraja” në New York edhe këtë vit organizoi piknikun tracional I cili mlodhi një numër të madh të Kranjanëve, por edhe shumë mysafirë të komunitetit shqiptarë që jetojnë në New York.
Ky piknik sipas kryetarit Sami Kanaqit, organizohet për hir të ruajtjes së kulturës dhe traditave kranjane dhe shqiptare, duke u shoqëruar me njëri tjetrin përmes lojrave dhe argëtimeve të shumta të cilat organizohen në Piknikun tradicional të Shoqatës “Kraja”.
Pikniku përveç argëtimit ofron mundësi edhe të bashkëpunimit dhe njoftimit të njerëzve dhe bizneseve që veprojnë në New York, me qëllim që komuniteti shqiptarë të afrohet sa më shumë në mes veti.
Shoqata “Kraja” gjatë tërë vitit merret me organizime të shumta si në New York ashtu edhe në vendlindje, siç janë aktivitete argëtuese, humanitare dhe sportive.

  • 1

    Radio