Kulturë Më shumë

Shoqata “Kraja” ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentë nga treva e Krajës

Prej tvteuta14:00, 18 Qershor 2022

Shoqata “Kraja” ne New York ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studentë nga treva e Krajës. Njoftimin e shoqatës mund ta lexoni në tërësi:

KONKURS PËR NDARJE BURSAVE PËR STUDENTËT/TET NGA TREVA E KRAJËS

Të nderuar studentë!

Të nderuara studente!

Ju njoftojmë se edhe këtë vit Shoqata “Kraja” me seli në New York hap konkursin për ndarje bursave për studentët/tet të rregullt të regjistruar në studimet universitare për vitin akademik 2022/2023.

Edhe kësaj herë si çdo herë tjera qëllimi ynë është që të ju ndihmojmë sa do pak për të financuar pagesat për shkollimin tuaj dhe për të ju mundësuar arritjen e qëllimit të karrierës suaj. Të gjithë të interesuarit ju lutemi të shtypni butonin sipër dhe shkarkoni formularin e viti akademik  2022/2023. 

Të drejtë aplikimi për bursë kanë të gjithë studentët dhe studentet nga treva e Krajës të regjistruar në universitet shtetërore apo ato private.

Kushtet për aplikim janë siç vijon:

-studenti/tja të jenë studentë të rregulltë në universitet

-të jenë nga treva e Krajës

-të mos ta ketë të përsëritur vitin akademik

-të mos ketë bursë tjetër për studime

Krahas formularit për bursë studenti/tja duhet të paraqesë (postojë) edhe vërtetimin si student/te e rregulltë pranë fakultetit përkatës, për ndryshe nuk do të merret parasysh aplikimi i tyre. 

Pasi të shkarkoni formularin mund ta ruani (save) si PDF bëni plotësonimin e plotë dhe dërgoni me email në: HKraja@aol.com përsoni i cili është përcaktuar nga udhëheqësia e Shoqatës “Kraja” për kontrollin dhe mbikqyrjen e dokomentacionit përkatës për aplikim bursave.

Konkursi do të jetë i hapur nga dita e publikimit  deri më datën 31 Korrik 2022. Aplikimet pas afatit të caktuar nuk do të merret parasysh, prandaj luteni që dokumentacioni përkatës të dorzohet para afatit të paraparë. 

Te gjith studentve ju urojmë suksese në reugtimin e tyre akademik.

  • 1

    Radio