DIASPORA

Aktuale Më shumë

Fëmijët nga shkolla shqipe në New York po shkëlqejnë kudo me prezencën e tyre

Prej tvteuta1 December 2022

Shkolla shqipe në New York e cila tashmë ka filluar me vitin e dytë të punës, po tregon një sukses të vazhdueshëm e sidomos po kënaqin auditriumin me performancat e tyre të vallëzimit. Këtë e dëshmuan edhe gjatë ditëve festive të 28 nëntorit ku grupet e vallëzimeve, të veshur me veshje tradicionale, morën pjesë në mjaft aktivitete, e sidomos do të përmëndim pjesmarrjen e tyre te Kryebashkiaku i Nju Jorkut Gracie Mansion, i cili u bëri ftesë dhe priti nxenesit e shkollës  për nderë të Ditës së Flamurit. Programi u mbajtë në hapësirat e Bashkisë, ku nxenesit performuan mrekullisht me valle të përgaditura nga koreografet: Nadia Hoxha dhe Hanna Demiri. Poashtu nxënësit e shkollës shqipe, patën mundësi të marrin pjesë në Ceremoninë e Asamblesē së qytetit të Nju Jorkut e cila u organizua pēr nderë tē ditës së Flamurit Kombëtar, ku bilbilat e vallëtarët e shkollës ndriçuan atë vend me veshje të ndryshme popullore dhe me valle mahnitêse të përgaditur me mjeshtri nga mësueset e shkollës shqipe. Përveç pjesëmarrjeve në eventet e organizuara, tri shoqatat “Ana e Malit”, “Kraja” dhe “Ulqini”, organizuan së bashku edhe mbrëmje festive për ta kremtuar 28 nëntorin-Ditën e flamurit. “Nxënësit e shkollës shqipe të veshur me ngjyra e simbole kombëtare, dhanë një spektakël emocionesh drithëruese që e bënë këtë natë edhe më magjike, duke u përgatitur me shumë dedikim e përkushtim nga mësueset e gjuhës Arlinda Suka dhe Merita Gjokaj dhe koreografet Nadia Hoxha dhe Hannah Demiri. Koncerti festiv ishte i pasur me vjersha, këngë e valle patriotike”, thuhet në postimin e shoqatave. Me punën e tyre të palodhshme dhe shumë efikase, tri shoqatat shqiptare, i kanë tërhequr vëmëndjen edhe këshilltarit të  bashkisë së qytetit të Nju Jorkut z. David Carr, i cili me datën 20 nëntor vizitoi mjediset e shkollës shqipe për tu njoftua më afër me punën dhe aktivitetet e tyre. Përfaqësuesit e shoqatave janë shumë mirënjohës për vizitën e Këshilltarit Carr i cili ndau kohën për të qenë më afer komunitetit shqiptar, ku njikohësisht diskutuan edhe pêr planet e ardhshme tē shkollës, me ç’rast u bëri disa premtime lidhur me mbështetjen financiare të shkollës.