Aktuale Më shumë

Tafica: Trajtimet ortodontike falas (VIDEO)

Prej tvteuta11:43, 5 Prill 2023

Ortodoncia merret me drejtimin e dhëmbëve ose lëvizjen e tyre duke përmisuar funksionin dhe estetiken. Trajtimi ortodontik mund të përqëndrohet vetëm në zhvendosjen e dhëmbëve ose të merret me kontrollin dhe modifikimin e rritjes së fytyrës, spjegon Liridon Tafica, specialist i ortodoncisë. Ai poashtu në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” njofton se klinika tij në bashkëpunim me Fondin e Shëndetësisë kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për shërbime falas në këtë fushë.

“Fëmijët duhen të marrin vërtetim nga mjeku i zgjedhur dhe të vizitojnë klinikën tonë për procesin në vazhdim” thotë Tafica.

Ai thotë që prinderit duhet të tregohen të kujdesshëm që kur dalin për herë të parë dhëmballët e para të përhershme (rreth 6 vjeç ) të bëjnë një konsultë me mjekun ortodont.

Trajtimet ortodontike nuk shkaktojne dhimbje.

  • 1

    Radio