Sporti Më shumë

Taekwondo triumfon në Kampionatin Balkanik

Prej tvteuta10:45, 18 Shtator 2018

Gjatë vikendit në Bukuresht të Rumanisë u mbajtë Kampionati Ballkanik në Taekwondo. Në këtë kampionat u prezantua edhe përfaqësuesja e Malit të Zi me 22 garues, në mesin e tyre ishin edhe pesë garues nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. Në diciplinën e formave, Medina Kanaqeviq dhe Sumeja Bisha ,ndërsa në dyluftim Sara Kraja, Bledar Kasmi dhe Arta Ismailaga.
Rezultati për garuesit e Ulqinit është: Sumeja Bisha kampione Ballkanit për vitin 2018 në diciplinën e formave kategoria kadet. Medina Kanaqeviq zuri vendin e 4-të.
Në dyluftim kampion të Ballkanit për vitin 2018 në kategorinë e pionirëve (Children) shpallen Sara Kraja dhe Bledar Kasmi. Garuesja Arta Ismailaga fitoi vendit e dytë e cila shpërblehet me medalje të argjendit. Në finale ajo u ndalua nga përfaqësuesja e Rumanisë. Në rënditjen e përgjithëshme përfaqsuesja e Malit të Zi fitoi kupën e vendit të dytë në diciplinën e formave të kategorisë kadet.

  • 1

    Radio