Rajoni/Bota Më shumë

“Syri i zjarrit”, rrjedhja e gazit ndez flakë në ujëra.

Prej tvteuta17:13, 3 Korrik 2021

Kompania e naftës e Meksikës, “Petroleos Mexicanos” ka thënë se ka pësuar një prishje në një tubacion nënujor të gazit në Gjirin e Meksikës, duke bërë që të dërgojë flakë zjarri në sipërfaqen e ujërave të Gjirit nga rrjedhja e tij.

Ndërkaq, janë dërguar varka të kontrollit të zjarrit për ta vënë nën kontroll, gjë që e arritën vetëm pas rreth 5 orësh, raporton AP.

Por, ky incident dha një pamje të çuditshme të topave prej flake zjarri që gurgullonin nga poshtë sipërfaqes së Gjirit të Meksikës.

Ishte e paqartë se sa dëm mjedisor kishte shkaktuar rrjedhja e gazit dhe topat e zjarrit.

Në rrjetet sociale videoja për të ka qarkulluar shumë dhe është quajtur “syri i zjarrit”.

  • 1

    Radio