Politikë Më shumë

EKSPERTET MBI DEMARKACIONIN E KUFIRIT MALI I ZI-KOSOVE

Prej tvteuta12:37, 17 Mars 2016

Kryetarja aktuale e Kosovës  Atifete Jahjaga, ka nënshkruar Vendimin mbi formimin e Ad hoc komisionit të përbërë nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët do të vlerësojnë procesin e demarkacionit të kufirit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.
Komisionin e përbëjnë Fleçer Burton, diplomat i lartë amerikan, Herbert Vilmes, doktor i gjeodezisë në Univerzitetin e Bonës dhe Fred Njuton, i cili 25 vite ka punuar si shërbyes i policisë kufitare të Britanisë së Madhe dhe vendeve tjera nëpër botë.
Ata gjatë javëve të ardhshme do të bisedojnë me të gjithë akterët politikë dhe institucionet mbi procesin e demarkacionit kufitarë në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

 

 

  • 1

    Radio