Sporti Më shumë

Spanja “bombardon” Turqinë

Prej tvteuta10:00, 18 Qershor 2016

45 minutat i kanë mjaftuar Spanjës të mposhtë Turqinë dhe të kualifikohet në turin tjetër të këtij Europiani. Iberikët e drejtuar nga Del Bosque mundën 3-0 turqit të cilët gjatë 90 minutave nuk bën asnjë gjuajtje në portën e De Geas.

Një dominim total i spanjollëve të cilët falë një dirigjenti si Iniesta treguan se janë kthyer fuqishëm si në kohët kur brenda 2 viteve fituan Botërorin dhe Europianin.
Turqit bën gabimin më të madh duke i lënë hapësira të shumta një skuadre e cila njihet për shfrytëzimin maksimal të tyre. Në fillim ishte Morata që kaloi në avantazh spanjollët dhe më pas Nolito i cili nuk fali një gabim të turkut Mehmet Topall. Goli i tretë u shënua në minutën e 48, me autor Morata. Kjo humbje e thellë rrezikon në maksimum kualifikimin e turqve të cilët në ndeshjen e fundit, përveçse duhet të fitojnë me shumë gola ndaj Çekisë duhet të presin dhe rezultatet e grupeve të tjera.

  • 1

    Radio