Aktuale Më shumë

Sot takimi Biden – Zelenski

Prej tvteuta09:08, 21 Dhjetor 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po planifikojnë të takohen në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Siç raporton CNN-i, takimi mes dy liderëve do të përkojë me qëllimin e administratës amerikane për t’i dërguar Ukrainës një paketë të re ndihme për mbrojtjen, që do të përfshijë sistemet raketore Patriot.

Vizita po mbahet ende e fshehtë për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pasi do të shënonte udhëtimin e parë të Zelenskys jashtë Ukrainës që nga fillimi i luftës ruse në shkurt të këtij viti.

  • 1

    Radio