Aktuale Më shumë

Sot protestë e artistëve para ndërtesës së Qeverisë

Prej tvteuta07:49, 18 Prill 2023

Shoqata e Aktorëve të Malit të Zi do të mbajë sot një tubim protestues të artistëve para ndërtesës së Qeverisë, me fillim nga ora 14:15, me emrin “Ne jemi kulturë”.

“Protesta është një formë reagimi ndaj manipulimit dhe diskriminimit disajavor të artistëve, me kërkesën për të bërë ndryshime në Kontratën Kolektive të Degës për fushën e kulturës dhe për të rritur koeficientët për operatorët e biznesit dhe krijuesit (regjisor, aktor, muzikant orkestral, këngëtar opere, piktor, skulptor, koreograf, skenograf, dramaturg, kostumograf, kompozitor teatri, shkrimtar, asistent dirigjent, dirigjent, producent, dizajner grafik, redaktor, kryeredaktor i programit, menaxher i politikave të programit) , konform rritjes së pagave të punëtorëve tjerë në kulturë”, thuhet në njoftim.

Takimi do të zgjasë rreth 45 minuta.

  • 1

    Radio