Aktuale Më shumë

Sot për ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen e Përkohshme të Fëmijëve

Prej tvteuta07:45, 11 Prill 2023

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale sot do të shqyrtojë ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen e Përkohshme të Fëmijëve.

Në fund të muajit mars, një grup deputetesh dolën në Kuvend me propozim për ndryshime, i cili përcaktonte se kjo e drejtë do t’i njihej nga dita e paraqitjes së kërkesës.

Ministria e Financave njoftoi më herët se pagesat nga Fondi i Alimentimit, i krijuar më 1 nëntor të vitit të kaluar, janë pezulluar, për shkak se Mbrojtësi i Interesave Pronësore dhe Juridike kundërshtoi pagesat e alimentacionit në lidhje me njohjen retroaktive të së drejtës për mbështetje të përkohshme.

Nga ai departament thanë se do të vazhdojnë pagesën e duhur të ndihmës së fëmijëve pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për mbështetje të përkohshme të fëmijëve.

  • 1

    Radio