Aktuale Më shumë

Sot njoftohet për arritjet në hetimin e bombave të rrejshme

Prej tvteuta09:43, 12 Maj 2017

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Sllavko Stojanoviq, sot do të bëjë të ditur arritjet në hetimin e bombave të rrejshme të cilat ishin lajmëruar në disa objekte në Mal të Zi. Ai po ashtu lajmëroi se përveç hetimit për bombat, qytetarët do të kenë mundësi të njoftohen edhe me arritjet në procedimin e një organizate kriminale në vend.

Lajmërimet për bomba në objekte të frekuentuara në Mal të Zi krijuan shqetësim të qytetarët , megjithë faktin se u treguan të rrejshme. Sipas të dhënave fillestare , lajmërimet ishin bërë me telefonata nga Bosnja dhe Serbia.

  • 1

    Radio