Aktuale Më shumë

Sot Kryengritja e Malësisë (VIDEO)

Prej tvteuta10:50, 6 Prill 2023

Kryengritja e Malësisë përbën një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së re shqiptare. Ajo shpërtheu më 24 mars 1911 dhe zgjati deri në gusht të po atij viti. Shqiptarët malësorë arritën të detyrojnë Turqinë të nënshkruajë marrëveshjen me ta dhe t’u njohë atyre disa koncesione.

Me 6 Prill 1911 gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi Flamurin Shqiptar kuq e zi në Bratilë në afërsi të majës së Deçiqit, thotë për Tv Teuta, historiani Mark Junçaj.

  • 1

    Radio