Politikë Më shumë

Sot kryeministri Markoviq u përgjigjet pyetjeve të deputetëve

Prej tvteuta09:50, 29 Mars 2017

Sot në Kuvendin e Malit të Zi do të mbahet ora e kryeministrit, ku kryetari i Qeverisë Dushko Markoviq do tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve, për të parën herë që nga marrja e funksionit.

Disa nga pyetjet do të kenë të bëjnë me gjendjen ekonomike dhe sociale në Mal të Zi , si dhe pritjet në këtë drejtim për vitin aktual. Po ashtu kryeministri do të përgjigjet në pyetjet lidhur me aktivitetet diplomatike të Qeverisë , si dhe nëse Qeveria ka ndërmend të nënshkruajë marrëveshjen me Bosnjen për nënshtetësi të dyfishtë, për çka janë të interesuar nga Partia boshnjake.

  • 1

    Radio