Slider Më shumë

Sot hyjnë në fuqi masat e reja epidemiologjike. Pa festime për Vit të Ri

Prej tvteuta09:36, 15 Nëntor 2021

Masat e reja epidemiologjike, të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme, ndalojnë festimet e Vitit të Ri në ambiente të hapura, dasmat në ambiente të hapura dhe të brendshme, si dhe punën e klubeve të natës.  Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq tha të premten se beson se vendimi për ndalimin e pritjeve në ambient të hapur do të jetë përfundimtar, pasi siç tha ajo, është e vështirë të përmirësohet situata në afat të shkurtër.  Përveç festimeve dhe klubeve të natës, në masat e reja bën pjesë edhe kufizimi i orarit të punës së lokaleve deri në mesnatë, ndalimi i eskursioneve dhe festimeve private të fëmijëve, ndërsa në banesa rekomandohet qëndrimi i vetëm anëtarëve të së njëjtës familje.

  • 1

    Radio