Sociale Më shumë

SOT, FILLON VITI I RI SHKOLLOR

Prej tvteuta09:51, 1 Shtator 2015

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi sot fillon mësimi i rregullt për vitin shkollor 2015-16. Sipas kalendarit të paraparë nga ministria e arsimit viti i ardhshëm shkollor përfundon me 10 qershor, respektivisht për nxënësit e viteve përfundimtare me 20 maj. Nga ministria përkatëse kanë njoftuar se në klasë e para të shkollave fillore janë regjistruar rreth 8 mijë nxënës fillestarë . Pushimi dimëror do të fillojë me 4 janar 2016 dhe do të përfundojë me 24 të njëjtit muaj. Sot po ashtu fillojnë punën edhe të gjitha kopshtet fëmijërore publike.

  • 1

    Radio