Rajoni/Bota Më shumë

Sondazhet: PS në avantazh

Prej tvteuta09:53, 1 Qershor 2017

Nëse qytetarët shqiptarë do të votonin sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43 për qind të votave.

Rezultatet e sondazhit të parë për votën kombëtare i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing rendisin forcë të dytë Partinë Demokratike me 36 për qind, pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12 për qind dhe LIBRA me 2.3 për qind. Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona në rang kombëtar dhe 1000 të tjerë për qarkun e Tiranës. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marzhi i gabimit është +/- 2.5 për qind.

  • 1

    Radio