Aktuale Më shumë

Sinishtaj kërkon zgjedhje të reja në Tuz

Prej tvteuta10:00, 24 Nëntor 2016

Këshilltari i Iniciativës Qytetare në Tuz Vasel Sinishtaj, në seancën e ardhshme të Kuvendit do të dërgojë iniciativën për shkurtimin e mandatit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Sipas Sinishtaj, katër ligjet e miratuar vitin e kaluar  në Kuvendin e Malit të Zi nuk kanë hyrë në fuqi prandaj Tuzi nuk mund të realizojë të drejtat që i takojnë si komunë në kuadër të kryeqytetit.

Ai tha se presidenti  Vujanoviq pas ndryshimi të ligjit duhej të shpallte zgjedhjet e parakohëshme në Podgoricë dhe Tuz, çka nuk ndodhi, dhe se ligjet nuk kanë vlerë nëse ato nuk implementohen. Sipas Sinishtaj, kalimi i kësaj inicitive në Kuvend do të varet nga PDS e cila mban një përgjegjësi të madhe. Këshilltari i PDS-së Nikolla Gegaj tha se kjo parti është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por në anën tjetër i duhet edhe të respektojë marrëveshjet me partitë nacionale shqiptare për kohën e mbajtjes së tyre. Ai shprehu mendimin se data e mbajtjes së zgjedhjeve duhet të arrihet me marrëveshjen e të gjithë përbërësve në Kuvendin e Tuzit.

  • 1

    Radio