Aktuale Më shumë

Singapori njeh Kosovën

Prej tvteuta10:22, 7 Dhjetor 2016

Singapori bëhet vendi i 113-të në botë që njeh republikën e Kosovës si shtet te pavarur dhe sovran. Nje fakt i tille eshte konfirmuar nga Ministria e Punëve te Jashtme ne Prishtine, e me pas është përshëndetur ne rrjetet sociale edhe nga ministri Hoxhaj, si edhe presidenti Hashim Thaçi. Duke nisur nga dita e sotme te dy vendet kane vendosur marrëdhënie diplomatike mes tyre.

Njohja e Kosovës nga Singapori vjen pas nje periudhe disa-mujore pauze ne kete drejtim dhe pas përpjekjeve te vazhdueshme te diplomacisë kosovare, per te shtuar numrin e njohjeve. Singapori, nje shtet ne Azinë Juglindore, vlerësohet si nje nga vendet me ekonominë me te zhvilluar ne bote dhe ne vend te trete persa i përket GDP-se per frymë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio