Rajoni/Bota Më shumë

Shqipëria kërkon që Morina të mos ekstradohet

Prej tvteuta16:26, 29 Korrik 2017

Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroate, që të mos ekstradojnë në Serbi shtetasin Ismail (Ballist) Morina, i njohur për lëshimin e dronit mbi Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të shtetasit shqiptar Ismail Morina, ai ka marrë kontakt urgjent zyrtar, me autoritetet kopetente kroate, për të argumentuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, pamundësinë e ekstradimit të tij në Serbi.

Për këtë qëllim, me shkresën nr.4782, datë 28/07/2017, drejtuar Ministrisë së  Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, Ministri Bardhi i ka kërkuar zyrtarisht homologut të tij kroat, mos miratimin e kërkesës për ekstradim, duke vlerësuar se  kërkesa për ekstradim bie ndesh me Konventën e Këshillit të Europës “Për ekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

  • 1

    Radio