Rajoni/Bota Më shumë

Shqipëri – Me mijëra forca policie shtesë për të garantuar sigurinë e pushuesve

Prej tvteuta09:22, 21 Qershor 2021

Mbi 1500 punonjës policie do të angazhohen në Shqipëri këtë sezon veror, për të garantuar rendin dhe sigurinë për pushuesit vendas dhe ata të huaj.

Efektivët që kanë dalë në gatishmëri dhe në terren janë të sektorëve të ndryshëm, si ai i Rendit, për Krimet, nga Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit. Ndërsa në dispozicion të tyre do të vendosen 150 mjete të ndryshme, si furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese. Grupet e policisë, të ndarë nga 2-3 persona do të patrullojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Të angazhuar në terren janë edhe efektivët e Policisë Rrugore. Kontrollet e shtuara të tyre, krahas zonave bregdetare do të jenë edhe përgjatë Rrugës së Kombit dhe Shkodër-Tiranë. Këto shërbime kanë shtuar numrin e radarëve në rrugë për të identifikuar shoferët që lëvizin me shpejtësi tej normave e që kthehen në burim aksidenti.

 

  • 1

    Radio