Aktuale Më shumë

Shpërbëhet Parlamenti i Maqedonisë

Prej tvteuta09:59, 18 Tetor 2016

Me shumicë votash, deputetët e Parlamentit të Maqedonisë kanë votuar për shpërbërjen e tij. Kjo do të thotë se zgjedhjet e parakohshme të paralajmëruar për më 11 dhjetor nuk do të shtyhen, siç ndodhi gjatë muajit qershor të këtij viti.

Kur kanë mbetur edhe 50 ditë, maqedonasit dhe shqiptarët do të duhet të zgjedhin parlamentarët e tyre.Megjithatë, shumë çështje kanë mbetur pa u zgjidhur, si ajo e Kodit Zgjedhor, veçanërisht për Njësitë Zgjedhore, e cila nuk u përfshi as në seancën e djeshme parlamentare.

  • 1

    Radio