Sociale Më shumë

Shoqata ullishtarëve nga Pistulla pret sezonë të mirë

Prej tvteuta13:07, 6 Nëntor 2018

Shoqata e ullishtarëve “Ullishtarët e Pistullës”  është themeluar para tri vjetë e gjysëm dhe numëron rreth pesëdhjet anëtarë. Këtë vit ata presin një sezonë të mire dhe janë të kënaqur me prodhimin e vajit, I cili tani është më I shpejtë, efikas dhe përqindja e vajit të fituar është më e lartë. Për këtë shoqatë, investimi I TIKA-s paraqet njështzsë të madhe për prodhimin e mëtejshëm, dhe besojnë se në periudhën e ardhshme do të shtohet numri I bujqëve të cilët do tëmerren me ullishtari.

Kryetarja e shoqatës “Ullishtarët e Pistullës”, Fahira Kraja tha për televizionin Teuta se me teknologjinë  dhe objektet e reja të dhuruara nga Agjensioni  turk TIKA, prodhuesit e ullirit nga kjo zonë kanë  në dispozicion teknologjinë  e re më të fundit dhe presin një rritje të numrit të anëtarëve.

“Mundësitë e ofruara nga TIKA për shoqatën tonë janë shumë të rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh faktin se ne jemi themeluar para  vetëm tre vjet e gjysmë. Sezoni nuk do të jetë më i miri deri tani, por ne presim rezultate të mira. Me teknologjinë më të fundit  që kemi fituar kultivuesit tanë të ullirit nuk do të jenë më të detyruar të bartin ullinjtë e tyre në mullinjë të tjerë”, tha Kraja.

  • 1

    Radio