Politikë Më shumë

Shkrela i bashkangjitet padisë kundër zyrtarëve të Frontit

Prej tvteuta09:47, 29 Mars 2017

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Luigj Shkrela, i është bashkangjitur padisë ndaj zyrtarëve të Frontit Demokratik Millan Knezheviq dhe Millutin Gjukanoviq, në lidhje me incidentin e 15 shkurtit në korridorin e Kuvendit të Malit të Zi.

Shkrela për gazetën Pobjeda përsëriti edhe njëherë akuzat se Knezheviq dhe Gjukanoviq e kishin fyer në bazë nacionale dhe personale. Zyrtarët e Frontit më herët e kanë mohuar se Shkrelën e kanë fyer mbi baza nacionale, por kanë konfirmuar fyerjet në baza njerzore dhe morale.

  • 1

    Radio