Shkolla e mesme e kombinuar “Vëllazërim –Bashkim” binjakëzohet me shkollën në Stamboll
Prej tvteuta10:11, 8 Maj 2019
Dje, Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni pritën delegacionin e shkollës Melahat Akkutlu-Anadolu Lisesi të disktriktit Kadikoz nga Stambolli që shoqëroheshin nga Drejtori i Shkollës së mesme të kombinuar “Vëllazërim-bashkim”Husein Katana dhe nëndrejtoresha Majlinda Duraku . Sot ndërmjet dy shkollave pritet nënshkrimi i protokolit të bashkëpunimit dhe binjakëzimi i tyre. Bashkëbiseduesit vlerësuan lartë marëdhënijet ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe iniciativave të ndryshme, veçmas ndërmjet të rinjve .I njëjti delegacion do të pritet sot dhe nga Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan.