Aktuale Më shumë

Shembet ura në Serbi, dy viktima

Prej tvteuta14:18, 13 Tetor 2022

Dy persona vdiqën dhe 11 persona u plagosën  një urë këmbësorësh u shemb. Si pasojë shumë njerëz përfunduan në lum.

Milun Todoroviç, kryetar i Komunës së Çaçakut, konfirmoi për Euronews Serbia se dy gra vdiqën, ndërsa 11 persona janë shtruar në spital.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në lum për gjetjen e personave të tjerë.

Në vendngjarje ndodhen policia, ambulanca dhe zjarrfikësit si dhe anëtarë të Klubit të Zhytjes “Borac”.

Sipas mjekëve tre nga të shtruarit në spital, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

  • 1

    Radio