Aktuale Më shumë

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar rekomanduan hetime për torturën policore në Mal të Zi

Prej tvteuta13:31, 8 Maj 2023

Rishikimi i katërt Universal Periodik i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi u mbajt sot në Gjenevë dhe mesazhi kryesor është se nevojiten hetime efektive për sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve dhe organe të pavarura që do të verifikojnë pretendimet e detajuara për torturën policore. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të OKB-së i drejtuan delegacionit malazez pyetje për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.

Ministri Fatmir Gjeka tha se para seancës delegacioni malazez ka pranuar 20 pyetje nga vendet anëtare të OKB-së.

“Ligji i rishikuar për ndihmë juridike falas është dërguar në Komisionin Evropian dhe pas opinionit të tij do të futet në procedurë parlamentare”, tha Gjeka.

Ai falënderoi për pyetjet dhe procedurën e kontrollit dhe vlerësimit, duke theksuar se Mali i Zi në mënyrë aktive do të vazhdojë të punojë në forcimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj standardeve ndërkombëtare në këtë fushë,” tha Gjeka.

  • 1

    Radio