Sociale Më shumë

SH.F “Marshalli Tito” e ka mbyllur me sukses pjesën e parë të klasifikimit

Prej tvteuta09:30, 11 Nëntor 2018

Në fillim të nëntorit është mbyllur pjesa e parë e klasifikimit për vitin akademik  2018 / 2019 në të gjitha shkollat në Mal të Zi. Shkolla më e madhe fillore në komunën e Ulqinit është Marshalli Tito e cila numëron 1187 nxënës të cilët pjesa më e madhe e tyre e përfunduan këtë pjesë të parë të klasifikimit me rezultate pozitive shprehet për Televizionin Teuta drejtori i këtij institucioni Arben Llunji. Kjo shkollë vazhdimisht po ka rritje të numrit të nxënësve , rritje të numrit ka edhe të nxënësve me nevoja të veçanta ku drejtori Llunji tha se mësimi inkluziv në këtë shkollë zhvillohet në nivel të lart, shtoj drejtori Llunji. Shkolla Fillore “Marshalli Tito” për të dytin vit me rradhë do të konkurojë për çmimin Oktoih. aktivitete të lira dhe me karakter garues gjithashtu do të organizohen brënda shkollës siç është edhe aktiviteti me titull “Talenti im”ku nxënësit do të shpalosin atë që dinë të bëjnë më së miri.

  • 1

    Radio