Rajoni/Bota Më shumë

Senati përsëri rrëzon tentativën për shfuqizimin e Obamacare

Prej tvteuta10:07, 28 Korrik 2017

Senati i Shteteve të Bashkuara i ka hedhur poshtë masat për shfuqizim të reformës shëndetësore të ish-presidentit, Barack Obama, duke i dhënë goditje të fuqishme agjendës politike të presidentit, Donald Trump.

Tre senatorë republikanë, përfshirë ligjvënësin John McCain, i cili aktualisht është diagnostikuar me kancer të rrezikshëm në tru, me votat e tyre vendimtare, janë shprehur kundër legjislacionit të propozuar. Rezultati përfundimtar i votimeve ishte 49 për dhe 51 kundër. “Ky ishte zhgënjim, me të vërtetë zhgënjim”, u tha kolegëve pas votimit, lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConell.

  • 1

    Radio