Aktuale Më shumë

Seanca e Qeverisë në Liqenin e Biogradit. Abazoviq: Seanca i kushtohet efekteve të sezonit turistik

Prej tvteuta10:20, 26 Korrik 2023

Sot në ora 10 në Liqenin e Biogradit mbahet seanca tematike e Qeverisë për turizmin dhe anëtarët e ekzekutivit, duke gjykuar nga videoja e publikuar nga kryeministri Dritan Abazoviq, në seancë kanë udhëtuar me autobus. Qeveria njoftoi dje se në seancë do të marrin pjesë edhe drejtorë të kompanive shtetërore.

“Turizmi është dega më e madhe ekonomike e Malit të Zi që përcakton të ardhurat totale të shtetit, prandaj seanca do t’i kushtohet efekteve të deritanishme të sezonit, por edhe identifikimit të atyre segmenteve që padyshim duhet të përmirësohen më tej. Ne duam ta quajmë vendin si një destinacion të gjelbër, prandaj vendosëm të mblidhemi në një nga pyjet më të bukura të mbetura evropiane”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

 

  • 1

    Radio