Aktuale Më shumë

Sarvan: Numri më i madh i turistëve nga Kosova. Pagesa e taksës tursitike 18% më e lartë

Prej tvteuta18:43, 21 Korrik 2023

Në Ulqin për momentin janë duke qëndruar afër 37.000 turistë, tregojnë të dhënat e Organizatës Turistike, edhe pse është e qartë se ky numër në realitet është më i madh. Disa nga ofertuesit e shërbimeve të akomodimit vazhdojnë të mos e respektojnë obligimin për të paguar taksën turistike, duke u krijuar me këtë problem mysafirëve në kufi. Nga Organizata Turistike  apelojnë që kësaj praktike ti jepet fund, pasi dëmet janë të gjithëanëshme.

Zana Sarvan, menaxherja për brendim dhe promovim e kësaj organizate, thotë se vjelja e taksës turistike në korrik është 18% më e lartë krahasuar me vitin e kaluar, por larg vitit rekord 2019.

Sa i përket vendeve nga vijnë turistët, edhe këtë vit dominojnë ata nga Kosova, shumë vijnë edhe nga Serbia dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa rritje ka edhe nga vendet e Evropës Perendimore, sidomos Gjermania.

 

Numri më i madh i turistëve që vijnë në Ulqin qëndrojnë në Gjerana dhe të Shtoj, çka nuk habit duke pasur parasysh shtrirjen e gjërë të këtyre zonave dhe afërsinë ndaj plazheve.Gjatë qëndrimit ato shprehin edhe ankesa.

“Ankesat kryesore tashmë i dijmë, kanë të bëjnë me infrastrukturën, tollovitë, zhurmën, por edhe mungesën e agjencive turistike që ofrojnë aktivitete të organizuara.” – thotë Sarvan

Sezoni turistik në Ulqin tradicionalisht zgjat shumë shkurt. Megjithë tentativat e qeverisjeve lokale për zgjatje, kjo është arritur vetëm pjesërisht. Arsyeja kryesore është varësia nga tregu i rajonit, dhe derisa të jetë kështu, gushti do të vazhdojë të jetë muaji kryesor i turizmit tonë.

  • 1

    Radio