Aktuale Më shumë

Salaj: Në plan sigurimi i aparaturave moderne për kinema

Prej tvteuta10:19, 12 Tetor 2016

Drejtori i Qendrës për Kulturë Astrit Salaj, tha për televizioni Teuta se ekzistojnë plane që çështja e kinemasë në Ulqin të zgjidhet me sigurimin e aparaturave më moderne, të cilat për një periudhë testimi disa mujore do të merreshin me qira.

Siç thotë ai, kjo do të mundësonte që të matej interesimi i njerëzve për kinemanë , e në anën tjetër nuk do të krijonte shpenzimet e blerjes së komplet aparaturave, çka duke pasur parasysh situatën financiare, për momentin është e pamundur.

  • 1

    Radio