Aktuale Më shumë

Rusia e irrituar me kufizimin e çmimit të naftës

Prej tvteuta09:12, 6 Dhjetor 2022

Sanksionet për çmim tavan prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e parafinuar ruse kanë hyrë në fuqi të hënën në kuadër të masave të fundit perëndimore për ta ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës. Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe e naftës në botë.

Marrëveshja lejon që nafta ruse të dërgohet në vendet e palëve të treta duke përdorur cisternat e shtatë shteteve më të zhvilluar atë botës dhe BE-së, kompanitë dhe institucionet kreditore vetëm nëse ngarkesa blihet me ose nën tavanin prej 60 dollarësh për fuçi. Kremlini ka bërë të ditur se tavani i çmimit dhe ndalimi i disa llojeve të naftës ruse nuk do të ndikojnë në ofensivën e tij në Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka theksuar se NATO-ja përbën “kërcënim serioz” për Rusinë dhe se pozicionet e Perëndimit rrezikojnë të sjellin “përplasje të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore me pasoja katastrofike”.

  • 1

    Radio