Aktuale Më shumë

“Rrjedhja” e testeve nga Rozhaja? Prokuroria fillon hetimet

Prej tvteuta09:24, 25 Prill 2023

Pas raportimeve në media se “rrjedhja” e testit të matematikës për maturën eksterne të gjysëmmaturantëve ka ndodhur në qytetin e Rozhajës, Prokuroria e këtij qyteti, me iniciativë të veten , ka ngritur një çështje për të kontrolluar nëse raportimet janë të vërteta. Gjithashtu, Ministria e Arsimit njoftoi për Portalin RTMZ se testimi i ri do të mbahet më 26 maj.

Kujtojmë se testi i matematikës për gjysëmmaturantët, i cili duhej të mbahej të enjten në orën 12, është shtyrë pasi testet kanë mbërritur te nxënësit para testimit. Në e-mailin e dërguar nga Qendra e Testimeve për drejtorët e shkollave fillore thuhet se ka pasur mosrespektim të procedurave dhe masave që duhet të ndiqen për ruajtjen e konfidencialitetit të testeve dhe se për këtë arsye testimi është shtyrë.

  • 1

    Radio