Aktuale Më shumë

Rrezikohet argjinatura në bregun e Bunës kërkohet intervenim i mënjehershëm

Prej tvteuta20:01, 19 Maj 2023

Në fshatin Shtodër të Anës së Malit në rrjedhen e djathtë të lumit Buna, për shkak të gryrjes së argjinaturës (bentit), është krijuar gjendje alarmante ku tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone , rrezikohen të humbin për shkak përmbytje që mundë ti sjell ujërat nëpërmes lumit Buna. Poashtu disa fshartra rreth komunës së Ulqinit, si fshati , Fraskanjel, Zogaj    si dhe një pjesë e qytetit, rrezikohen të mbesin pa furnizim me ujë në qofse nuk intervenohet sanimi  i argjinatures , pasi që aty ndodhet puseta NR 7 , e cila furnizon nëpërmes pompës vendet e lartë cekura me ujë.

Sipas kryetarit të bashkësisë lokale “Bashkimi”, z. Skender Tahiri kanë paraqitur problematiken tek organet kompetente në lidhje me këtë rast. Ku shpresojnë që tani me prezantimin e një projektit të që do zhvillohet për rindërtimin e argjinaturës (bentit) në bregun e djathtë të lumit Buna, pasi që  Komuna e Ulqinit, para disa ditësh prezantoj  projektin para bashkësive lokale të vendosura në zonat e rrezikuara nga përmbytjet përgjatë lumit Buna .

Kjo zonë poashtu paraqet një atraksion turistik për të gjithë adhuruesit e natyrës , ku mundë të zhvillohen oferta turistike si çiklizimi ,ecje në natyrë ,  vëzhgimi i shpendëve si  dhe  aktivitete tjera të kësaj natyre , që ofron kjo zonë e pasur me biodiversitet.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio