Sporti Më shumë

Rrezart Cungu fiton kampionatin në Florida, së shpejti në turneun “ATP 250 Delray Beach Open”

Prej tvteuta22:16, 22 Nëntor 2018

Prej datës 17 deri me 20 nëntor në Delray, në Florid, u mbajt turneu nga USTA (United States Tennis Association, ku morri pjesë tenisti nga Ulqini, Rrezart Cungu. Në këtë turne morrën pjesë 113 garues ku Rrezarti u shpall fituesi i këtij kampionati.
Në gjiron e parë të këtij turneut mposhti lojtarin nga Miami, Florida, Nicholas Gore me rezultatin 6:1, 6:2. Në gjiron e dytë u takua me Jibril Nettles, ku u shpall fitues me rezultatin 6:3, 6:2. Në gjiron e tretë mposhti lojtarin Viju George, me rezultatin 7:5, 2:0 Ret. Në çerek finale u takua me bartësin e 7 të këtij turneut nga Oyster Bay, NY, Ronald Hohmann, ku Rrezarti fitoi me një rezultat mjaft të bindshëm, 6:1, 6:0, ku edhe u kualifikua në gjysmëfinale të këtij turneut. Në gjysëmfinale u takua me lojtarin Kevin Le, ku Rrezarti ishte dominues dhe fitoi me rezultatin 6:0, 6:2. Me këtë fitore, Rrezarti arriti në finale të këtij turneut, ku e priste 25 vjecari dhe bartësi i parë i këtij turneut, Alan Kohen nga Argjentina. Pasi që Kohen arriti të fitoi setin e parë, Rrezarti arriti të shpallet fituesi i kësaj ndeshje dhe të këtij turneut, me rezultatin 2:6, 6:1, 10:5.

Pasi që fituesi i këtij turneut shpërblehet me Wild Card për kualifikim të turneut “ATP 250 Delray Beach Open” i cili do mbahet me datën 19 deri më 25 shkurt, Rrezarti do jetë pjesmarrës në këtë turne. Ky turneu është ndër turnet më të mëdhenj në SHBA, me një fond nga $560,000. Lojtarët më të njohur të cilët janë shpallur fituës të këtij turneu gjatë viteve të kaluara janë: Juan Martin del Potro, Kei Nishikori, Kevin Anderson, Marin Cilic, Ernests Gulbis, Jack Sock, Frances Tiafoe etj. Për Rrezartin ky do të jetë turneu më cilësorë që ka arritur ndonjëherë tē marrë pjesë, ku do të jetë një eksperiencë e re për atë të garoj me tenistët më të mirë në botë.

  • 1

    Radio