Aktuale Më shumë

Rezultati i qeverisë 2.28, asnjë ministri as deri në 3

Prej tvteuta13:30, 29 Nëntor 2021

Vlerësimi i përgjithshëm i punës së Qeverisë së Malit të Zi është 2,28, sipas hulumtimit të Qendrës për Edukim Qytetar dhe Agjencisë Damar.

Në Mal të Zi, 49,2 për qind e qytetarëve mendojnë se shteti po lëviz në drejtim të gabuar, ndërsa 35 për qind mendojnë se drejtimi është i mirë, ka treguar hulumtimi.

Sot, Qendra për Edukim Qytetar dhe Damar prezantuan gjetjet e hulumtimit tematik në kuadër të iniciativës së përbashkët CG Puls, e cila u fokusua në përvjetorin e Qeverisë.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Edukim Qytetar Daliborka Uljareviq tha se nota mesatare e punës së Qeverisë është 2.28.

“Më së miri renditet Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale, me notë mesatare 2.96, Ministria e Zhvillimit Ekonomik 2.82, administrata publike, shoqëria digjitale dhe media 2.8”, tha Uljareviq.

Siç tha ajo, puna e Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit është vlerësuar më së paku me 2.47, e ndjekur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit me 2.46.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se më shumë se një e pesta e qytetarëve, 20.6 për qind, besojnë se Mali i Zi është në një situatë krize.

 

  • 1

    Radio