Aktuale Më shumë

Rezultatet e autopsisë: I riu nga Sutomore është vrarë nga helika e motorit

Prej tvteuta13:55, 11 Maj 2023

Rezultatet e autopsisë së të riut A.S. nga Sutomore, i cili humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme në bregdetinn e Ulqinit, konfirmuan se vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga helika e mjetit lundrues.

Kjo është konfirmuar për disa media nga Prokuroria e cila po merret me rastin. Nga Policia është njoftuar se janë në kërkim të mjetit dhe personit që ka drejtuar mjetin lundrues. Për të hedhur dritë mbi rrethanat misterioze në të cilat zhytësi humbi jetën, ata do të përdorin edhe kamerat nga rrethina.

Më pak se katër orë pasi miqtë raportuan për zhdukjen e tij, trupi i pajetë i zhytësit u gjet rreth orës 17:00 në nëndetin e Ulqinit. Ai u zhduk në afërsi të Portit të Milenës, në fillim të Plazhit të Madh , me lëndime të dukshme në trup, tha për gazetarët Zharko Lukshiq, ndihmësdrejtor i Autoritetit të Sigurisë Detare dhe Menaxhimit të Portit.

Autoritetet kanë gjetur pushkën e peshkimit e përdorur nga zhytësi, por mungon kamera për të cilën miqtë e tij thonë se e kishte me vete.

  • 1

    Radio