Aktuale Më shumë

Reagim i pronarëve të lokaleve në Plazh të Vogël

Prej tvteuta14:42, 13 Korrik 2023

Lidhur me njoftimin për organizimin e protestët për shkak të zhurmës në Plazh të Vogël, ka ardhur një reagim i pronarëve të lokaleve në këtë zonë. Reagimin po e përcjellim në vijim.

 

“Pas nje lajmi sa qesharak e aq edhe komik,ne të gjith lokalet e plazhit te vogel ndjejme obligim te reagojme me nje deklarate:Se diten e Shtune do na keni perballe ne proteste dhe te shohim ku jane hallet e tuaja,a jane te natyres politike a jan e te natyres kombetare apo ju pengon turizmi shqiptar e muzika shqiptare:zoterinj te nderuar qe thireni ne emer te lagjeve e ne fakt jeni vetem dy persona qe e dine mbare Ulqini qe juve ju pengon tash e sa vite ,por ne edhe ksaj radhe do ja dalim,se ne 7 lokalet me muzik ne plazh te vogel punojne me se 250 vet te gjithe familje ulqinake.Ne jemi trendi i turizimit.Ashtu sic eshte ne mbare boten ashtu edhe tek ne.Duhet t’ju cekim se nese ne vendosim Te bllokojme atehere do jete gjysa qytetit ne anen tone.Dhe per fund jemi shum arrë e forte per ju koha juj dhe benifetet qe i kishit dikur ne pushtet ka perfunduar,dhe ju ftojne juve qe fshiheni pas letrave dhe se keni grup qytetaresh ju ftojme beni nji anket ne Ulqin dhe shifni sa jane ne anen e tuaj e sa na anen tone ne favor te turizmit,deri ather mirupafshim te Shtunen ne ora 11.Pronaret e te gjithe lokaleve ne Plazh te Vogel.”

  • 1

    Radio