Aktuale Më shumë

Rasti Medenicës: Arrestohet një doganier nga Tivari

Prej tvteuta13:04, 27 Prill 2022

Në vazhdim të aksionit që filloi me arrestimin e Vesna Medenicës, mbrëmë është arrestuar një punonjës i doganës së Tivarit, kanë njoftuar jozyrtarisht për Portalin RTMZ nga Drejtoria e Policisë.
Sipas policisë, ai është arrestuar nën dyshimin se është anëtar I organizatës kriminale të udhëhequr nga Millosh Medenica.
Kujtojmë se pas informacioneve se Millosh Medenica është përfshirë në hetimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit për të verifikuar nëse ka qenë i përfshirë në kontrabandën e cigareve dhe drogës u arrestua edhe nëna e tij Vesna, ish-kryetare e Gjykatës Supreme. Pas arrestimit i është caktuar masa e ndalimit deri në 30 ditë, ndërsa për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore ndodhet në Qendrën Klinike.
Gjashtë ditë më parë janë arrestuar edhe dy persona, një në Tivar dhe një në Ulqin, S.K. dhe M.B., të cilët dyshohen si anëtarë të atij grupi kriminal.

  • 1

    Radio