Rama ne Ulqin: Na presin projekcione te medha infrastrukturore
Prej tvteuta10 April 2017
Dite me pare, gjate qendrimit te Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama ne Ulqin, ai ne nje interviste per TV Teuta tha se Shqiperia me Malin e Zi  ka nje maredhenje fqinjesie shume te ngushte, e sidomos sot qe keto dy shtete i lidh fakti qe edhe Mali I Zi se shpejti do te jete pjese e NATO-s. Rama tha se shpreson qe te perfundojne edhe procedurat e fundit dhe ne samititn e ardhshem te NATO-s te jete edhe Mali i Zi, duke theksuar se kjo do te perbeje nje themel shume te rendesishem per fqinjesine e mire dhe per relizimin e nje sere projektesh te perbashketa.  Sa I perket hapjes se pikave kufitare Shen Kolle –Pulaj, Skje –Zogaj dhe tragetit permes lumit Buna, kryeminstri Rama shprehu optimizmin e tij lidhur me keto projekcione infrastrukturore te cilat jane madhore per te dyja anet e kufirit, me theks te posacem tek qarkullimi jo vetem I njerezve, por edhe i madhrave.