Politikë Më shumë

Rama: Në Mal të Zi ndjehem si në Shqipëri

Prej tvteuta3 April 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dushko Markoviq kanë zhvilluar sot një takim, ku kanë vlerësuar raportet e mira ndërshetërore. Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe çështja e demarkacionit të shtetit malazez me Kosovën, që nuk po mund të ratifikohet në Kuvend, Edi Rama ka thënë se kjo çështje duhet të kryhet ashtu siç i ka hije, duke shtuar se Shqipëria nuk duhet të përzihet. “Si një palë e tretë ne nuk kemi shumë lidhje me këtë çështje, shpresoj që kjo do të zgjidhet në atë mënyrë siç i ka hije”, ka thënë kryeministri shqiptar. Kurse Markoviq ka deklaruar se demarkacioni nuk do të jetë shkas që të prishen raportet e Malit të Zi me Kosovën. Në përfundim të takimit, në një konferencë të përbashkët për shtyp dy kryeministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, të cilat gjithsesi kanë nevojë për më shumë impulse. E për këtë arsye, ata ranë dakord që në tetor të këtij viti, dy qeveritë të mbajnë një mbledhje të përbashkët  e cila do të zhvillohet në Shkodër dhe në fokus të saj do të ketë thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.