Ekonomi Më shumë

Qiramarrësit e plazheve kërkojnë nënshkrimin e kontratave

Prej tvteuta13:31, 1 Tetor 2015

Me iniciativën e tyre drejtuar Ministrisë së turizmit dhe ndëmarrjes të Mirat Detare,qiramarrësit e plazheve në bregdetin e Malit të Zi, , kërkojnë që kontratat ose rinovimi i tyre të bëhet para përfundimit të viti. Në mbledhjen e tyre të mbajtur në plazhin Kopakabana në Ulqin, qiramarrësit ishin të gjithë të mendimit se duhet shmangur përvoja e deritanishme e nënshkrimit të kontratave në prag të sezonit. Ato theksojnë se shumë prej tyre, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirsimin e ofertës turistike, kanë investuar mjete të konsiderueshme financiare, bile edhe kanë hyrë në kredi, prandaj kërkojnë nga institucionet relevante që të merren parasysh këkesat e tyre. Persa i përket sezonit të sivjetëm turistik qiramarrësit u shprehen se ishte në nivelin që ato kishin planifikuar.

  • 1

    Radio