Rajoni/Bota Më shumë

Qipro, zjarret më shkatërruese në histori- si ngecën 4 viktima në rrethin e flakëve

Prej tvteuta15:47, 5 Korrik 2021

 

Një sërë vendesh i janë përgjigjur thirrjeve të Qipros për ndihmë pas zjarreve të fuqishme pyjore të përshkuara nga zyrtarët si më të rëndat në të gjithë historinë e vendit.

Britania e Madhe, Greqia, Italia e Izraeli janë në mesin e vendeve që po japing ndihmën e tyre, e këtu përfshihen edhe avionët cistern. Zyrtarët qiproriotë thonë se lëshimi i ujit nga lart ka ndihmuar disi në fashitjen e flakëve , por paralajmërojnë se zjarret mund të marrin hov sërish.

Flakët u përhapën fillimisht nga rajoni jugor Limassol dhe detyruan evakuimin e disa fshatrave, duke shkatërruar gjithçka në rrugën e tyre përfshirë dhe linjat e tensionit të lartë. “Nuk kemi parë ndonjë herë diçka të tillë në Qipro”, tha drejtori i departamentit të pyjeve, Charalambos Alexandrou për një televizion lokal.

Ministri i brendshëm qipros Nicos Mouris konfirmoi se të katër viktimat e situatës tragjike nga zjarret ishin egjiptianë që punonin në një fermë. Trupat e tyre u gjetën rreth 600 metra larg automjetit të tyre të shkrumbuar pranë fshatit Odos. Sipas burime policore, ata kanë braktisur makinën e janë larguar në këmbë me shpresën të gjenin një rrugë shpëtimi, por janë rrethuar nga flakët. Qiproja përballej prej ditësh me një valë të ashpër të nxehti, dhe temperaturat që kapërcenin 40 gradët Celsius.

  • 1

    Radio