Rajoni/Bota Më shumë

Qeveria ka krijuar bazë të mirë për sezonin turistik

Prej tvteuta16:17, 22 Qershor 2021

 

Qeveria e Malit të Zi ka bërë më të mirën e mundëshme kur është fjala për stabilizimin e situatës epidemiologjike , procesin e vaksinimit , formimin e kompanisë së re ajrore dhe politikën e kufijve të hapur ,gjë që është bazë e mirë për sezonin e ardhshëm turistik , ka deklaruar ministri i zhvillimit ekonomik Jakov Millatoviq. “ Shifrat me të cilat disponojmë tani shkojnë drejtë realizimit të prognozave për këtë sezon që do të thotë 65 përqind e nivelit të sezonit turistik të vitit 2019” , ka theksuar Millatoviq  me rastin e prezantimit para përfaqësuesëve të Korit diplomatik, të rezultateve të arritura gjatë 6 muajve të kaluar në luftën kundër pandemisë së korona virusit. Ai ka përkujtuar se të dhënat e reja për numrin e turistëve në Mal të Zi do të dihen të premtën , mirëpo sipas të dhënave të fundit , në fund të javës së kaluar  në Mal të Zi kanë qendruar 35 000 turistë , ose 60 përqind nga e njëjta periudhë e vitit 2019.

  • 1

    Radio